Lajme

Basha: Ata që shkojnë në LDK, në parlament nuk i sheh më

10/23/2024 18:50
nga:G B

Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, ka thënë se kush del nga subjekti në të cilin bënë pjesë dhe shkon në LDK, nuk janë më as si deputetë.

Në DPT Fidani, ai deklaroi kështu pasi u pyet se LDK-ja ka thënë se pjesëtarë të LVV-së janë bërë pjesë e tyre, duke folur edhe për Drita Millaku të LVV-së që iu bashkua së fundmi LDK-së.

“Mendoj që ata që shkojnë në LDK përfundojnë si partia e tretë që kurrë më ata ulësen e Kuvendit të Kosovës nuk e shohin, ata në parlament nuk i sheh më”.

“Le të shkojnë por LDK-ja është partia e tretë sipas sondazheve edhe nuk besoj që bëjnë përparime për shkak se nuk mendoj Drita Millaku, që ka pasë mospajtime që kanë qenë parimore që me thënë unë po dalë”, ka thënë Basha.

Më tej, Basha ka shtuar se: “Mendoj se është pjesë e propagandës pasi jemi në fushatë, por ia lëmë fundit, Por për ne ai deputet që nuk e ndjenë veten brenda LVV-së është i lirë të shkojë, është gabim të qëndrohet në LVV edhe me pasë qëndrime ndryshe prej atyre që i ka LVV që është qendër e majtë”.