Lajme

Kuvendi miraton kërkesën e opozitës, nesër seanca e jashtëzakonshme për keqmenaxhimin në KEK

10/23/2024 17:35
nga:G B

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se është miratuar kërkesa e shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili mblodhi 43 nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme.

Sipas njoftimit të kuvendit, seanca e jashtëzakonshme është thirrur për nesër me fillim nga ora 12:00.

“Rendi i ditës: Debat Parlamentar për skandalet dhe keq menaxhimi në Korporatën Energjetike të Kosovës”, thuhet në njoftimin e kuvendit.

Kjo do të jetë seanca e katërt e jashtëzakonshme rresht që thirret nga opozita, për siç thonë ata, skandalet e qevrisë.