Lajme

Koci: O’brien e pati qëllim që t’a bind Vuçiqin të mos shkoj në Samitin e Bricsit

10/23/2024 17:32
nga:G B

Melazim Koci-analist tha se vizita e Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien në Kosovë dhe Serbi ka pasur qëllime të ndryshme nga ajo që janë deklaruar e jo Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Koci në “Five” të Dukagjinit u shpreh se vizita e O’brienit në Beograd rezultoi pozitivisht me mos shkuarjen e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Kazan të Brixsit. Pasi që pjesëmarrja e Vuçiqit ishte kërkesë direkte e Vladimir Putin, presidentit rus.

“Është dashur të e bëjë O’brien kërkesën e tillë. Në esencë, qëndrimi i tij në Prishtinë nuk ka qenë qëllimi tek Asociacioni sidomos në këtë fazë. Erdhi për të siguruar Status Qua të ruhet. Të mos ketë incidente të mundshme. Dhe në Beograd është arritur qëllimi që ka pasur, që të mbështet Vuçiqin, për të refuzuar pjesëmarrjen e Vuçiqit në Brixs, në Kazan. Ai bëri zgjidhje 50X50. Nuk shkoi por dërgoi katër ministra. Në janar, në SHBA kemi ndërrim të pushtetit”, tha Koci.