Sporti

Henry: Dua që Rodri ta fitojë Topin e Artë këtë vit

10/23/2024 15:46
nga:Lorik J

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Thierry Henry, ka thënë se dëshiron që mesfushori i Man City, Rodri, të fitojë Topin e Artë të këtij viti.

Henry thotë se njerëzit po harrojnë rolin e mesfushorëve, andaj kjo është arsyeja pse ai mbështet Rodrin, përcjell GazetaBlic Sport.

“Rodri”, tha Henry kur u pyet nga prezantuesja Kate Abdo për zgjedhjen e tij për të fituar çmimin prestigjioz.

“Sepse doja që Xavi dhe Iniesta ta fitonin atë kur ata po performonin sepse njerëzit harrojnë mesfushorët dhe atë që bëjnë ata – ata janë zemra e ekipit.”

“Dhe ai, Rodri ishte zemra e Manchester Cityt. E di që ai nuk e fitoi Ligën e Kampionëve, por fitoi Euro 2024”, përfundoi Henry.

/GazetaBlic Sport