Lajme

KE-ja miratoi agjendat e reformave të Kosovës , Bislimi: Hapet rruga për përfitimin e 882 milionë eurove

10/23/2024 15:09
nga:Sh R

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se sot është aprovuar agjenda e reformave të Kosovës nga Komisioni Evropian, në kuadër të Planit të Rritjes.

Sipas Bislimit, me Planin e Rritjes, tashmë Kosova është një hap më pranë Bashkimit Evropian.

“Një agjendë e targetuar drejt avancimit përmbajtësor dhe përafrimit me standardet e Bashkimit Evropian. Me aprovimin e agjendës së reformave, hapet rruga drejt mundësimit të pagesave të para, prej të cilave në total Kosova do të përfitojë deri në 882 milionë euro”, shkroi Bislimi.

Përveç Kosovës, nga Plani i Rritjes, do të përfitojnë edhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.