Lajme

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për kapjen e të dyshuarit për vrasje të rëndë në tentativë

10/23/2024 14:58
nga:Sh R

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e një të dyshuari për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”.

I dyshuari është Pajtim Etemi, fotoja e të cilit është publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës.

Policia u bën thirrje qytetarëve që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim
Pejë, 23 tetor 2024

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:

• Pajtim (Xhevat) ETEMI i lindur me 01.05.1990, nё Grabanicё-Klinё.
I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:
• “ Vrasje e rёndё nё tentativё”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]