Lajme

Zbatimi i pagës minimale në Kosovë: Çfarë po ndodhë me kontratat e punës?

10/24/2024 09:26
nga:N K

Që nga fillimi i muajit tetor, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që paga minimale do të jetë 350 euro.

Nga ky muaj e tutje, asnjë puntorë në vendin tonë nuk do të ketë një pagë më të ulët se kjo shumë.

Por, a kanë filluar që kompanitë publiko-private të kenë ndryshime për puntorët në kontratat e punës, flet për GazetaBlic, Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi.

Sipas tij, sindikata e sektorit privat nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë çështje, dhe se do të presin deri më 10 nëntor për të parë hapat e mëtejshëm  të këtyre kompanive.

Në rast se nuk ndryshon asgjë, kryetari paralajmëron se do të kenë veprime.

“Kompanitë publiko-private ende nuk kemi asnjë informacion  se kanë ngritë ose kanë nënshkruar kontrata të reja me punëtor përshkak të rritjes së pagës minimale. Ne do të presim deri me datë 10 nëntor dhe nëse nuk zbatohet paga minimale në disa ompani, nodmal që do të ndalim punën”, u shpreh Azemi.

Numri që prek këto kompani me këtë ndryshim të pagës, sipas Azemit janë rreth pesë mijë puntorë.

Po ashtu, Azemi thekson se ky vendim e prek edhe buxhetin e qeverisë, dhe se për të njejtit nuk ka informacione se a do të ketë subvencionim për këto kompani që I shërbejnë institucioneve.

“Ndryshimin Qeveria e Kosovës që në shtator i ka paralajmëruar të gjitha kompantë ata që  kanë nën pagën 350 euro të bëjnë kontrata të reja të punës dhe normal që ne presim deri me datën 10 nëntor, sepse kompanitë kanë qenë të njoftuara. Por, vet Qeveria e Kosovës e ka nxjerrë këtë vendim, por këtë buxhet e prek edhe qeverinë tek kompanitë që kryejnë shërbime publiko-private. Si dhe, deri më tani nuk kemi informacione se ka me i subvencionu këto kompani të cilat kryejnë shërbime për institucionin shtetrorë”, tha ndër të tjera ai.

Ndërsa, avokati, Ardian Bajraktari në një përgjigje dhënë për GazetaBlic, thotë se një vendim i tillë është në fuqi, i cili duhet të zbatohet.

E në rast se kompanitë nuk bëjnë një zbatim të tillë ato do të ndëshkohen nga Inspektorati i Punës.

“Megjithatë, ky vendim tashmë është në fuqi, andaj si i tillë duhet të zbatohet, për çka kompaninë do të duhej ndërmarrë veprime sa më parë, ngase ato lehtësisht mund të jenë subjekt inspektimi nga ana e Inspektotiatit të Punës, e rrjedhimisht edhe të ndëshkohen”, tha ai.

Tutje, Bajraktari deklaron se ka pasur raste të tilla, ku puntorët janë konsultuar me të në lidhje me këtë çështje, që sipas tij së pari duhet t’i ndjekin procedurat e brendshme.

“Unë kam pasur raste ku më kanë konsultuar punëtorë, në lidhje më këtë çështje, për çka i kam njoftuar se vendimi është në fuqi dhe si i tillë duhet të zbatohet, dhe po ashtu i kam këshilluar që fillimisht t’i ndjekin procedurat e brendshme dhe të gjejnë zgjidhje për fillimin e zbatimit të këtij vendimi”, potencoi ai.

Bajraktari e vlerëson se një vendim i tillë ka qenë paksa i shpejtë, në atë mënyrë se kompanitë të përgatitën për zbatimin e këtij vendimi.

“Ngas sa është thënë publikisht, nga ana e ministrisë përgjegjëse për Financa nuk janë ndjekur procedurat ligjore, e për më tepër ishte një kohë shumë e shkurtër që kompanitë të përgatitën për zbatimin e këtij vendimi, për çka për këto vështirësi në zbatim, para së gjithash përgjegjëse është Qeveria e me theks të veçantë Ministria përgjegjëse për Financa”, përfundoi avokati.

Ky ndryshim i pagave në vendin tonë, sipas kryeministrit Kurti dhe Ministrit të Financave Hekuran Murati, do të prek rreth 150.000 të punësuar, të cilët punojnë me paga më të ulëta se 350 euro, kryesisht në sektorin privat.

Gjithashtu, GazetaBlic, ka dërguar pyetje tek Ministria e Financave se a do të kenë subvencionime për kompanitë publiko-private në lidhje me këtë ndryshim të pagave, por që të njejtit deri në publikimin e këtij lajmi nuk kanë kthyer përgjigje.

/GazetaBlic/