Sporti

‘E vërteta nuk tregohet ashtu siç ishte’: Pique sugjeron se Shakira ka mashtruar me aludimet për ndarjen e tyre

10/23/2024 14:08
nga:Lorik J

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka folur për ndarjen e tij me yllin e muzikës pop Shakira në vitin 2022.

Pasi u zbulua se Pique kishte një lidhje, çifti njoftoi vendimin e tyre për t’i dhënë fund lidhjes.

Shakira atëherë ka kritikuar Pique dhe të dashurën e tij të re Clara Chia Marti përmes muzikës së saj – teksa mbrojtësi tani ka thënë se shumë nga ato që u thanë nuk ishin të vërteta.

“Në fund, e vërteta është se ajo që ndodhi nuk u tregua ashtu siç ishte. Unë nuk mund ta kontrolloj këtë,” tha Pique.

“Gjëja më e mirë është se në fund jam i rrethuar nga të dashurit e mi, familja ime, miqtë e mi, njerëzit që të njohin vërtet. Ata e dinë se si je dhe çfarë bën, dhe kjo më jep shumë qetësi mendore”, përfundoi Pique.

/GazetaBlic Sport