Një prej drejtorëve të Bayern Munichut i është vjedhur portofoli, ora dhe telefoni i tij nga një hajdut në Barcelonë përpara ndeshjes mes dy ekipeve në Champions League.
El Caso raporton se një drejtor i paidentifikuar i Bayernit ishte duke ecur në lagjen Sant Martí në Barcelonë kur një i ri iu afrua atij.
I dyshuari dyshohet se ka shpërqendruar zyrtarin e Bayernit përpara se t’i vidhte orën e tij, një telefon si dhe portofolin e tij.
Zyrtari ka paraqitur një ankesë në policinë katalanase, Mossos d’Esquadra. Departamenti i tyre special i quajtur Titani, i specializuar në vjedhjet e orëve, është ngarkuar të hetojë këtë çështje.
/GazetaBlic Sport