Lajme

Dy të vdekur pas fundosjes së varkës me emigrantë në Kanalin Anglez

10/23/2024 13:08
nga:Y I

Dy persona kanë vdekur pasi një varkë e mbingarkuar me emigrantë u fundos në Kanalin Anglez në brigjet e Calais të mërkurën në mëngjes.

Autoritetet detare franceze thanë se 46 persona janë shpëtuar të gjallë dhe një operacion kërkimi dhe shpëtimi mbetet në vazhdim.

Një hetim është hapur nga prokurori i Boulogne-sur-Mer.

Kjo vjen pasi një foshnjë vdiq kur një varkë u përmbys duke u përpjekur të kalonte Kanalin të enjten mbrëma, raporton BBC.