Lajme

Time Kadrijaj: Asnjë premtim i Kurtit nuk është realizuar

10/23/2024 12:54
nga:G C

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj thotë se premtimet e Kurtit që e kanë bërë të vijë në krye të Qeverisë, nuk janë realizuar.

Kadrijaj ka përmendur dështimet e kësaj Qeverie, ku sipas saj, pothuajse të gjitha sferat janë përballur me keqmenaxhim për këto katër vite në pushtet.

“Po bëhen katër vjet që kjo Qeveri ka ardhë në pushtet, duke premtuar mrekulli dhe ndryshime substanciale në të gjitha sferat e jetës, për këtë kanë marrë edhe përkrahje të madhe nga populli, por diçka e tillë nuk është realizuar”, tha Kadrijaj.

“Kosova është e bllokuar në rrugën e integrimit evropian, është e sanksionuar dhe nuk është e anëtarësuar në Organizata Ndërkombëtare”, shtoi ajo.

Tutje, sipas deputetes së AAK-së, me ardhjen e Kurtit në pushtet, qytetarët janë përballur me rritje të çmimeve.

“Qeveria ka dështuar edhe në rritjen e pagave, është rritur çmimi i energjisë elektrike, kanë dështuar edhe në sferën ekonomike-sociale, mospërfshirja e veteranëve në ligjin e pagës minimale. Është edhe shuarja e dialogut social, duke i injoruar totalisht sindikalistët”, tha Kadrijaj për GazetaBlic.

Dokumentet zyrtare të Vetëvendosjes / Iu kërkon të tjerëve mbështetje financiare për partinë, por Kurti që mori rrogë qindra-mijëra euro, nuk dha asnjë cent si donacion

Zemaj: Qeveria e Albin Kurtit ka dështuar në të gjitha fushat, Kosovës ia humbën katër vjet