Portieri i Real Madridit, 32-vjeçari belg Thibaut Courtois, lëndohet sërish.
Klubi njoftoi se ai dëmtoi muskulin në këmbën e majtë për herë të dytë këtë sezon. Nuk dihet se kur mund të kthehet. Ai do të zëvendësohet nga Lunin, portieri i vetëm i mbetur në skuadrën e Realit.
Portieri belg kishte probleme me atë muskul nga fundi i shtatorit deri në mesin e këtij muaji, gjë që bëri që ai të humbiste dy ndeshje.
Courtois pritet të mungojë në “El Clasico” të shtunën nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport


