Lajme

Hezbollahu sulmoi me dron banesën e Netanyahut, dalin pamjet nga dëmet e shkaktuar

10/23/2024 10:20
nga:Y I

Mediat izraelite, duke cituar informacione nga Shërbimi i Sigurisë së Brendshme të vendit, Shin Bet, raportuan se avioni pa pilot i Hezbollahut arriti të godiste shtëpinë e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu. Nga ky sulm janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Fillimisht është publikuar një foto dhe më pas një video nga shtëpia e kryeministrit, pasi më parë ishte ndaluar të publikohej ndonjë gjë nga ushtria izraelite. Shpërthimi theu xhamin në dritaren e dhomës së gjumit dhe nuk pati të lënduar sepse Netanyahu dhe gruaja e tij nuk ishin në atë shtëpi në momentin e sulmit.

Të shtunën menjëherë pas sulmit, Netanyahu tha se Hezbollahu, një aleat i Iranit, i cili u përpoq të vriste atë dhe gruan time ndërsa theksoi se kanë bërë një gabim të rëndë.

“Unë u them iranianëve dhe aleatëve të tyre në boshtin e së keqes: kushdo që përpiqet të dëmtojë qytetarët e Izraelit do të paguajë një çmim të lartë”, shtoi ai. Zëdhënësi i Hezbollahut, Mohammad Afif, njoftoi se organizata shiite libaneze merr përgjegjësinë e plotë për sulmin që nisi në shtëpinë e kryeministrit izraelit në Cezare.