Sporti

Gattuso e denon Dajakun për gjestin e kosovarit pas zëvendësimit nga loja

10/23/2024 10:37
nga:Lorik J

Futbollisti i Hajdukut, Leon Dajaku është dënuar për reagimin e tij të pas largimit nga loja në xhiron e fundit të kampionatit kroat.

Trajneri i klubit të Hajduk Splitit, Gennaro Gattuso, siç raportohet nga mediumi Index Hr, ka urdhëruar që Dajaku të paguajë darkën për të gjithë ekipin në mbledhjen e radhës për të shlyer aktin e tij.

Pas largimit nga loja në ndeshjen ndaj Slaven në minutën e 57-të, me epërsi 0:2, Dajaku i inatosur mori një shishe me ujë dhe e hodhi në stol.

E kapën edhe kamerat televizive. Sulmuesi kosovar është dashur të flasë me trajnerin e Hajdukut. Gattuso shpjegoi se ai nuk ishte vërtet i nervoauar me të, por me veten dhe disa nga gabimet dhe lëshimet e tij në lojë.

/GazetaBlic Sport