Lajme

Burri tentoi ta largojë nga banesa, rasti përfundon në polici

10/23/2024 09:47
nga:N K

Të martën në Fushë Kosovë një grua ka raportuar që një burrë ka tentuar ta largojë nga banesa.

“Është raportuar se viktimën femër kosovare pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar ta largojë nga banesa”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Lidhur me rastin palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”.