Lajme

Abdixhiku nga Vushtrria: Ndryshimi po vjen, familjet kosovare meritojnë përkujdesje e mirëqenie

10/22/2024 20:56
nga:G B

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar takimet me qytetarë sot në Vushtrri, derisa ka thënë se ka entuziazëm e frymëzim, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ndryshimi po vjen, duke shtuar se mbi të gjitha qytetarët meritojnë përkujdesje e mirëqenie dhe për këtë qëndron ai dhe ekipi i tij.

Postimi i tij i plotë:

Në çdo shtëpi. Vazhduam sonte në Vushtrri. Entuziazëm e frymëzim. Mbi të gjitha pritje për ndryshim! Ndryshimi po vjen!

Familjet kosovare meritojnë arsim të mirë, shëndetësi moderne, projekte të mëdha kapitale, vende të mira pune e paga të dijnitetshne! Mbi të gjitha meritojnë përkujdesje e mirëqenie! Për këtë qëndroj unë dhe ekipi im.