Lajme

Moti nesër me diell dhe vranësira të pjesshme

10/22/2024 20:23
nga:G B

Nesër (e mërkurë) do të mbajë mot me diell, dhe vranësira të pjesshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.

“Në mëngjes parashihet që në shumë vende, kryesisht viseve të larta dhe rreth lumenjve , të ketë mjegull. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4/m/s”, njofton Instituti Hidrometeorlogjik i Kosovës.