Sporti

Inter pritet të rivalizojë Juventusin për Ardian Ismajlin

10/22/2024 18:22
nga:Mergim Rreci

Kredencialet po i shtohen çdo javë e më shumë.

Ardian Ismajli padyshim që është një nga lojtarët e momentit në Serinë A, ndërsa për shërbimet e tij ka hyrë në garë edhe një klub tjetër i madh italian.

Mediat në Apenine shkruajnë se përveç Juventusit, tashmë edhe Interi mund të konkurrojë për kartonin e mbrojtësit të kombëtares shqiptare.

Do të jetë një tjetër derbi i Italisë përveç atij që do të luhet fundjavën e ardhshme në kampionat.

Ismajli u paraqit mirë edhe ndaj Napolit, duke përballuar sfidën me sulmuesin kryesor mik, Romelu Lukaku, ndonëse nuk e shmangu dot humbjen 0-1 në shtëpi me ish-kampionët, pasi golit me penallti të Kvarackelias.

Dueli I suksesshëm ndaj belgut erdhi pas atyre ndaj Dushan Vlahoviçit të Juventusit dhe Artjom Dovbik të Romës.

Padyshim, që 28-vjeçari ka qenë tepër I fortë edhe me kuqezinjtë duke shënuar edhe gol në fitoren 2-1 në Pragë ndaj Ukrainës në Ligën e Kombeve.

Në një periudhë krize financiare për futbollin italian, Ismajli do të ishte një zgjedhje shumë e mirë nga ana ekonomike, ndërsa për Juven apo Interin mund të pranonte edhe ta niste ndeshjen nga stoli.

Kartoni I tij kushton 5 milionë euro, pak për standardin e Serisë A, ndërsa për mbrojtësin është një kulm që ai e arriti pikërisht pak ditë më parë, në 18 tetor