Lajme

Mësuesi në Shqipëri arrestohet për ngacmim seksual ndaj nxënëses 15-vjeçare

10/22/2024 16:43
nga:G B

Është arrestuar një mësues në Cërrik të Shqipërisë, pasi nxënësja e tij e ka denoncuar në polici për ngacmim seksual.

Policia tha se 15-vjeçarja i ka thënë psikologes së shkollës se për një periudhë njëmujore, mësuesi 48-vjeçar e ka ngacmuar seksualisht, raporton A2 CNN.

E mitura ka rrëfyer se ngacmimet kanë ndodhur gjatë kohës që udhëtonin së bashku me autobusin e shkollës, sipas policisë.