Sporti

Eliot Bujupi shënon në fitoren ndaj Juventus në Ligën e Kampionëve për të rinj

10/22/2024 16:53
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Eliot Bujupi ka realizuar në ‘UEFA Youth League’.

Bujupi e tundi rrjetën e skuadrës së Juventus, shkruan GazetaBlic Sport.

Goli i Bujupit barazoi shifrat në 1 me 1, kurse rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 2 me 3 në të mirë të skuadrës gjermane.