Sporti

Bonucci u bë ndihmës trajner në kombëtaren italiane U20

10/22/2024 15:01
nga:Lorik J

Ish-mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, i është bashkuar komnëtares së Italisë U-20 si ndihmës trajner i Bernardo Corradi.

37-vjeçari luajti ndeshjen e tij të fundit profesionale në maj të vitit 2024 me skuadrën turke Fenerbahce dhe vari këpucët për t’u fokusuar në hapat e parë në karrierën e tij si trajner, pasi së fundmi kaloi licencën UEFA B.

Bonucci do të punojë së bashku me trajnerin Bernardo Corradi në skuadrën e Italisë U-20, me Kupën e Botës FIFA në Kili, e planifikuar për në shtator 2025, ngjarja e parë e madhe në karrierën e tij menaxheriale.

/GazetaBlic Sport