Lajme

Durmishi: Ura e Rogovës drejt përfundimit, vlera 1 milion euro

10/22/2024 14:29
nga:N K

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hysen Durmishi, ka thënë se Ura e Rogovës është drejt përfundimit.

Në një postim në Facebook, ai ka ndarë detaje nga kjo urë dhe puna që është zhvilluar në të.

“Ky projekt, me buxhet total prej 1 milion euro, ka qenë kërkesë thelbësore nga banorët e Hasit dhe zonave përreth prej vitesh, e më në fund po bëhet realitet”, ka thënë Durmishi.