Lajme

Sëmundjet e krahërorit trajtohen nga profesionistët e dëshmuar në spitalin “Fati Im”

10/22/2024 14:04
nga:G C

Spitali “Fati Im” njofton për prani të veçantë në fushën e kirurgjisë torakale, ku Dr. Saudin Maliqi, një ekspert i njohur me përvojë të gjatë, ofron trajtim dhe diagnostikim për sëmundjet e krahërorit.

Me një karrierë të pasur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe një bashkëpunim të vazhdueshëm me spitalin “Fati Im” që nga viti 2004, Dr. Maliqi është një profesionist i përkushtuar ndaj shëndetit të pacientëve.

Gjatë muajit tetor, muaj i njohur si “muaji rozë”, Dr. Maliqi do të jetë i pranishëm në spitalin “Fati Im”, duke ofruar shërbime të specializuara për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë në trajtimin e sëmundjeve të krahërorit.

Për konsultime dhe informacion të mëtejshëm, ju lutemi kontaktoni në numrat: 📞 045322250, 📞 048322250, 📞 038600505.

Shëndeti juaj është prioriteti ynë! 🏥