Sporti

Kroos: Nuk do të bëhem trajner

10/22/2024 12:54
nga:Lorik J

Toni Kroos e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të bëhet trajner.

Ai tha për Athletic: “Jo, nuk do të jem trajner. Nuk e kam ndërmend”.

Kroos shprehu pikëpamjet e tij për një rol të mundshëm si asistenti i Carlo Ancelottit.

“Nëse Ancelotti më kërkon të jem ndihmësi i tij? Jo, e pamundur. Unë gjithmonë do t’i jap atij mendimin tim. Por ai e di pse dola në pension.”

Dalja në pension e Kroos shënon fundin e një karriere të shquar dhe ai planifikon të fokusohet në interesa të tjera në vend që të ndjekë rolet e trajnerit apo menaxherit në futboll.

/GazetaBlic Sport