Lajme

Analisti politik ia kthen Përparim Ramës: Shko edhe ti lexo ndonjë libër për me rregullu transportin

10/22/2024 12:30
nga:N K

Meqë kolonat në kryeqytet janë bërë çështje diskutimi tash e disa kohë, edhe analisti politik Blerim Burjani shprehet i shqetësuar në lidhje me këtë situatë aktuale.

Burjani në një prononcim dhënë për GazetaBlic, këtë gjendje e vlerëson si kaotike.

Ai thotë se ndalimi i rrugëve për qarkullim normal e ka bërë që kryeqyteti të mos funksionojë ashtu siç duhet.

“Gjendja në  komunikacion është kaotike, ndalja e rrugës  për qarkullim normal në këto kapacitete Prishtina nuk mund të funksionoj , transporti deri në destinacion është bërë e tmerrshme, hyrja  e dalja në kryeqytet është e pa pranushme , probleme po ka ndihma e shpejt, zjarrëfiksa madje edhe policia e lere më qytetarët”, tha ai.

E, i pari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dje gjatë një interviste në T7 ka bërë një sugjerim për të gjithë ata që po mbesin në kolonat e kryeqytetit, duke thënë “Kur ka kolona të gjata dhe ndiheni të bllokuar, nëse situata e lejon, mund të dilni nga vetura. Po ashtu dëgjoni muzikë, lexoni diçka,”

Por, Burjani ka një kundërpërgjigje për këtë deklaratë të Ramës.

“Pra, ka vështërsi të mëdha , ai mund të deklaroj çfarë të dojë por me këtë nivel të qeverisjes me Prishtinën nuk shkon më, pra është urgjente me stabilizu gjendjen në komunikacion, por ai le të punon më shumë apo të angazhohet le të lexon edhe ai ndonjë libër me produktiv për me  rregullu transportin”, potencoi ai.

Ai, po ashtu kritikoi këtë qeverisje aktuale, duke thënë se qytetarët janë mësuar të vuajnë në rrugë dhe të presin me orë të tëra.

“Rrugët e bllokuara janë të pa pranushme, duhet të gjej zgjidhje , kjo zgjidhje nuk është bllokimi dhe me mes qytetari me vuajt, ajo çfarë ka bërë ky kryetar e ka mësu qytetarin me vujt në rrugë e me prit me orë”, tha ndër të tjera analisti.

/GazetaBlic/