Lajme

Arrestimi i Metës, Shabani: Tani radhën e ka Edi Rama dhe Erion Veliaj

10/22/2024 11:35
nga:Gazeta Blic

Pjesë të reformës në drejtësi dhe fund të një cikli politik e sheh Endri Shabani arrestimin e djeshëm të ish-presidentit Ilir Meta.

Në një komunikim në A2 CNN, Shabani tha se pas tij e ka radhën kryeministrit Rama dhe kryebashkiaku Veliaj.

“Në këtë moment është Sali Berisha dhe Ilir Meta. Duke parë çështjet e korrupsionit, unë besoj që radha tani është e Edi Ramës dhe Erjon Veliajt dhe kjo do të prodhojë një emocion të fortë në shoqëri, por është e vetmja mënyrë për të ecur përpara. E vetmja mënyrë për t’u çliruar nga pengmarrja është përballja me drejtësinë. Tani duhet të presim përgjegjësinë e Ramës e veliajt përballë SPAK-ut”, tha Shabani.

Sipas tij proceset integruese në vendet e bllokut lindor kanë ardhur duke çliruar klasën politike nga ata qe e kanë marrë peng.

“E shoh si pjesë të reformës në drejtësi dhe fund të ciklit politik ku përfunduan Çaushesku dhe liderë të tjerë të bllokut lindor. Kini parasysh si është integruar Kroacia, Bullgaria, Rumani në BE. Këto procese kanë ardhur duke çliruar klasën politike nga ata që e kanë marrë peng. Edhe kur u ngrit SPAK pritshmëria ishte që të godiste grupet kriminale dhe do të godasë ata që e kanë sjellë vendin këtu”.