Lajme

Aksidenti me fatalitet në Gjilan, arrestohet një burrë, dërgohet në mbajtje

10/22/2024 09:07
nga:G C

Policia e Kosovës e ka arrestuar dje një burrë në Gjilan, pasi I njëjti ka qenë I përfshirë në një aksident trafiku në rrugën “Kamenicë”, në Gjilan.

Sipas policisë, njëri nga drejtuesit ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit tjetër, i dyshuari mashkull kosovar i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Kamenicë, Gjilan / 21.10.2024 – 06:40. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me drejtues meshkuj kosovarë, ku si pasojë njëri nga drejtuesit ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit tjetër, i dyshuari mashkull kosovar i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.