Sporti

Neymar pas rikthimit: Jam shumë i lumtur

10/22/2024 08:34
nga:Lorik J

Ylli i madh i Al Hilal, Neymar, ishte natyrisht shumë i lumtur pasi u kthye në fushë pas rreth një viti larg nga fusha.

Sulmuesi brazilian luajti 20 minuta në fitoren 5-4 të skuadrës së tij kundër Al Ain në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve të Azisë.

“Ndihem mirë. Është shumë e vështirë. Unë gjithmonë kam pasur një ekip të mirë, por jam shumë i lumtur. Jam kthyer, jam kthyer!”, tha Neymar menjëherë pas ndeshjes.

/GazetaBlic Sport