Sporti

Musiala pritet të rikuperohet në kohë për ndeshjen me Barcelonën

10/22/2024 08:07
nga:Lorik J

Jamal Musiala mund të rikuperohet në kohë për t’u përballur me Barcelonën të mërkurën, me 23 tetor.

Gjermani po stërvitet intensivisht pasi dëshiron me çdo kusht të jetë pjesë e skuadrës së Bayern Munichut.

Bayernit pothuajse me siguri do t’i mungojnë mbrojtësit Sacha Boey, Josip Stanisic, si dhe mesfushori startues Pavlovic i cili ka qenë në formë këtë sezon.

Barça do të jetë pa Marc-Andre ter Stegen, Ronald Araujo, Marc Bernal, Ferran Torres, Andreas Christensen dhe Eric Garcia.

/GazetaBlic Sport