Lajme

Këta janë dy të rinjtë që vdiqën sonte në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

10/21/2024 23:31
nga:Gazeta Blic

Dy të vdekur është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur sonte në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në këtë aksident ishin të përfshirë dy vetura dhe një kamion.

Sipas gazetës Sinjali, dy viktimat e aksidentit të sontëm janë Flurim Parallanga, 29 vjeçar dhe Ardit Parallaga, 21 vjeçar nga Lubizhda e Hasit.

Theksohet se viktimat u gjetën në një veturë me targa të Bosnjës.