Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Kështu ka deklaruar për Klankosova ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prizrenit, Petrit Kryeziu.
“Dy persona kanë vdekur në vendin e ngjarjes. Po ashtu ka edhe persona të lënduar të cilët janë rrezikut për jetë. Në aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura dhe një kamion. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori kujdestar dhe po zhvillohen hetimet lidhur me rastin”, tha ai.
Ndryshe, Gazeta Blic raportoi më herët se kanë vdekur dy persona.
Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka të vdekur