Dje është mbajtur turneu ndërkombëtar i boksit, “Tetori i Prishtinës”. Kjo ishte ndër ngjarjet e rëndësishme sportive të muajit tetor dhe është organizuar nga qendra sportive e boksit “Cellactive”, duke mbledhur boksierë nga vende të ndryshme dhe duke ofruar një spektakël të vërtetë për adhuruesit e boksit.
Në këtë aktivitet u zhvilluan disa ndeshje të interesante, dhe garuesit shpalosën aftësitë e tyre më të mira për të arritur fitoren. Të gjithë pjesëmarrësit dhanë maksimumin, por u veçuan disa për performancën e jashtëzakonshme në ring.
Boksierët më të dalluar u shpërblyen me trofe, si një mirënjohje për talentin e shfaqur në turne.
Organizatori Gazmend Gashi falënderoj të pranishmit duke shpresuar se ky është veq fillimi dhe sporti i boksit do ta ketë vendin e merituar në kryeqytet.
“Falënderoj të gjitha klubet vendore dhe ndërkombëtare për pjesëmarrjen në turneun e Prishtinës, dhe po ashtu Drejtorinë e Sportit në Komunën e Prishtinës, në krye me drejtorin Kushtrim Mushica për pjesëmarrjen e tij dhe hapjen zyrtare të turneut. Falënderoj edhe donatorët që pa ta eventi do të ishte i mangët”, tha Gashi.
Në përfundim të turneut u shpallën edhe fituesit:
Garuesi më prespektiv – Nur Krasniqi, qifti më luftarak : Enea Brahaj ( Tirana ), Daris Aliu ( Dardanët ) Boksieri më i mirë vendas – Riad Isufi ( Trepça 89 ), Boksieri më teknik – Vanesa Pevqeli ( Fight.f), Boksieri më i mirë i – Leonis Pacarizi (VBA Zvicër).