Sporti

Courtois: Duhet të përmirësohemi, fitorja është me shumë rëndësi nesër

10/21/2024 16:44
nga:E K

Thibaut Courtois shoqëroi, Carlo Ancelottin në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Borussia Dortmund, në xhiron e tretë të fazës së parë të Champions League.

Portieri belg ka analizuar situatën aktuale të klubit mbretëror, shkruan GazetaBlic Sport.

“Qëndrimi është gjithmonë i mirë. Mbrohemi me 11 lojtarët që luajmë dhe e nxjerrim kundërshtarin jashtë pozicionit. Ndonjëherë nevojitet komunikim. Nëse një lojtar del herët dhe një tjetër nuk vazhdon, krijohen boshllëqe. Në këtë mënyrë kundërshtari mund t’ju ndëshkojë dhe ne duhet të përmirësohemi. Ne kemi menaxherin për ta korrigjuar atë. Fizikisht nuk është e lehtë pas një sezoni kaq të gjatë me kaq pak pushim. Valverde dhe Rodrygo vijnë nga Amerika e Jugut dhe nuk është e lehtë të mbash ritmin. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të fitojmë këto ndeshje për të qenë në formë të mirë në fund të sezonit”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/