Lajme

Vdes një 33 vjeçar në një aksident në Kamenicë, lëndohen edhe dy të tjerë

10/21/2024 10:48
nga:Gazeta Blic

Një person ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë kanë marr lëndime trupore sot rreth orës 06:40 në një aksident në rrugën e Kamenicës afër një pompe të karburanteve.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas tij, edhe për kundër ndihmës së ofruar nga ekipi i Qendrës Emergjente vozitësi i veturës i moshës rreth 33 vjeçar ka ndërruar jetë.

“Ju njoftojmë se sot më 21.10.2024 rreth orës 06:40 është raportuar për një aksident trafiku me lëndime në rrugën e Kamenicë afër pompës së karburanteve ‘Hib Petrol’. Njësia e Trafikut Rajonal dhe Ndihma e parë menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes.

Edhe për kundër ndihmës së ofruar nga ekipi i Qendres Emergjente jemi njoftuar se rreth orës 07:38 vozitësi i veturës i moshës rreth 33 vjeçar ka ndrruar jetë”, ka thënë Hashani.

Tutje ai tha se drejtuesi i kamionetës dhe një pasagjer sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë.

“Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe i njëjti ka dalë në vendin e ngjarjes.

Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat se si ka ardh deri te ky aksident i rëndë”, tha ndër të tjera Hashani.