Lajme

Pengon zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës, arrestohet

10/21/2024 10:25
nga:N K

Një person është arrestuar në qytetin e Gjilanit ditën e diele. Sipas Policisë së Kosovës, ky person ka penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrës.

“Fsh.Llashticë, Gjilan 20.10.2024-20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.