Sporti

Mancini do largohet nga Arabia Saudite, flitet se mund të fitojë 30 milionë euro dëmshpërblim!

10/21/2024 10:12
nga:Lorik J

Kriza e rezultateve dhe marrëdhënia e paqëndrueshme me federatën saudite çuan në përfundimin e hershëm të kohës së Roberto Mancinit me kombëtaren e Arabisë Saudite. Sipas Corriere Dello Sport, marrëveshja do të marrë fund dhe ish-trajneri italian do të marrë një dëmshpërblim prej 30 milionë eurosh.

Mancini ishte një nga trajnerët më të paguar në planet dhe fitonte 20 milionë në vit – plus pesë bonuse – dhe duke pasur një kontratë deri në vitin 2027, ai arriti një marrëveshje në mënyrë që shifrat që duhet t’i rimbursohen të jenë shumë të favorshme.

Në grupin kualifikues për Botërorin 2026, Arabia Saduite arriti vetëm një fitore, ndaj Indonezisë, duke e lënë në rrezik kualifikimin. Në Kupën e Azisë, në janar të këtij viti, Arabia Saudite zhgënjeu dhe nuk kaloi fazën e 16-të, duke humbur ndaj Koresë së Jugut me penallti.

Sipas shtypit saudit, kandidatët për këtë pozitë janë francezi Hervé Renard dhe argjentinasi Ramón Díaz, trajner aktual i Corinthians.

/GazetaBlic Sport