Lajme

Rrahet një grua në Graçanicë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

10/21/2024 09:45
nga:N K

Një grua ishte kanosur dhe sulmuar fizikisht nga një person.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më datë 18.10.2024 në fshatin Llapnasellë të Graçanicës.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

“Më datë 20.10.2024 është raportuar se viktima femër kosovare ishte kanosur dhe sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.