Lajme

Osmani diskuton zhvillimet në Kosovë me kongresistin Torres në New York

10/21/2024 09:22
nga:G C

Në një takim të rëndësishëm në New York, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një diskutim të thelluar me Kongresistin Ritchie Torres mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, raporton GazetaBlic.

Osmani shprehu mirënjohjen e saj për mbështetje të palëkundur të Torres për Kosovën, duke theksuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Ajo gjithashtu falënderoi mërgatën për organizimin e këtij takimi dhe për rolin e tyre kyç në kultivimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve dypalëshe. Presidentja theksoi se kontributi i diasporës është i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës dhe për avancimin e partneritetit me SHBA-të.