Sporti

Interi pafat, Calhanoglu e Acerbi lëndohen para derbit të madh me Juventusin

10/21/2024 08:48
nga:Lorik J

Kriza e lëndimeve tek Interi po vazhdon.

Dy lojtarët e ekipit të Interit, Hakan Calhanoglu dhe Francesco Acerbi u detyruan të largoheshin nga ndeshja e djeshme me Romën, për shkak se pësuan lëndime muskulore në pjesën e parë.

Pavarësisht largimeve të hershme të dy lojtarëve titullar, Interi arriti të sigurojë fitoren 1-0 falë golit të Lautaro Martínez.

Fitorja i lëvizi Nerazzurrët me dy pikë afër nga liderët e ligës Napoli.

Kujtojmë se në xhiron e ardhshme, Interi do të ballafaqohet me Juventusin në Serie A.

/GazetaBlic Sport