Sporti

Rashani gjen golin në Spanjë, lojtari kosovar shënoi në fitoren e Elche ndaj Gijon

10/20/2024 23:27
nga:E K

Skuadra e Elches shënoi fitore në javën e 10-të në La Liga 2 në Spanjë, pasi mposhti 2:1 Sporting Gijonin.

Gol në këtë ndeshje shënoi edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani.

Rashani shënoi në minutën e 66’të që ishte edhe goli i fitores për ekipin e tij.

Ky ishte goli i parë në Spanjë për lojtarin kosovar dhe për fanellën e Elches.

Kujtojmë që Rashani u transferua te Elche nga skuadra franceze, Clermont Foot.