Lajme

Ismet Munishi e mposht Batatinën, Ballkani fitoi derbin ndaj Suharekës

10/20/2024 14:59
nga:Lorik J

Skuadra e Dukagjinit ka marrë tre pikë të mëdha ndaj Llapit, pasi ka triumfuar me rezultatin minimal 1-0.

Golin e vetëm në këtë duel e realizoi Hekuran Berisha në minutën e 58’të, pas asistimit të Altin Merlakut, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo është fitorja e tretë e Dukagjinit këtë sezon, teksa humbja e tretë për ekipin e Llapit të Tahir Batatinës.

Në derbin e qytetit, Ballkani triumfoi poashtu minimalisht 1-0 ndaj Suharekës.

Golin e vetëm në këtë duel e realizoi Bleart Tolaj pas veç katër minutave lojë.

/GazetaBlic Sport