Lajme

Ramush Haradinaj merr titullin “Anëtar Nderi” i përjetshëm nga Federata Pan-Shqiptare ‘VATRA’

10/20/2024 14:05
nga:G C

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pranuar titullin “Anëtar Nderi” të përjetshëm nga Federata Pan-Shqiptare ‘VATRA’, një nder që e ka cilësuar si të veçantë dhe domethënëse, raporton GazetaBlic.

Në një takim me kryetarin Elmi Berisha dhe anëtarë të tjerë, Haradinaj diskutoi sfidat aktuale të Kosovës dhe rëndësinë e diasporës në avancimin e interesave kombëtare.

Haradinaj theksoi nevojën për të forcuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të zhvilluar një plan strategjik të sigurisë, me fokus në anëtarësimin e shpejtë të Kosovës në NATO. Ai u bëri thirrje shqiptarëve amerikanë, sidomos atyre të ‘VATRA-s’, që të angazhohen pranë autoriteteve amerikane për të përshpejtuar këtë proces jetik.

Ai e përfundoi fjalën e tij me falënderime për punën e palodhur që ‘VATRA’ po bën dhe për pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore që i është rezervuar.