Lajme

Hykmete Bajrami, Hekuran Muratit: Jeni peng i mashtrimeve e premtimeve të juaja

10/20/2024 13:19
nga:G C

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka dhënë një përgjigje të ashpër ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, pas postimit të tij mbi raportin e Bankës Botërore, raporton GazetaBlic.

Ajo theksoi se nuk ka asnjë keqkuptim nga ana e opozitës ose mediave lidhur me përmbajtjen e raportit, i cili tregon se vetëm 37% e popullsisë në moshë punë në Kosovë janë të angazhuar në punë, duke na renditur në pozita të dobëta në rajon.

Murati: Raporti i Bankës Botërore u keqcitua, me ne gati dyfish më shumë vende pune sesa në qeveritë tjera prej 2012

Bajrami gjithashtu e citoi Agjencinë e Statistikave të Kosovës, e cila raporton se deri në fund të vitit 2023, 440,448 gra dhe 237,123 burra janë jashtë tregut të punës. Ajo akuzoi Muratin se është ai që po manipulon me shifrat dhe se përballja me të vërtetat statistikore është më e vështirë se përballja me mediat e opozitës.

Deputetja kërkoi që qeveria të pranojë realitetin dhe të fillojë të punojë për krijimin e mundësive më të mira për punësim në vend, duke i bërë thirrje ministrit që të mos mbetet peng i premtimeve të dështuara.

E plotë:

Hekuran,

Nuk ka asnjë keqintrepretim të raportit të Bankës Botërore as nga opozita as nga ”mediet e afërta me opozitën”, është thënë fjalë për fjalë ajo çka thotë raporti i Bankës Botërore: ”vetëm 37% e popullsisë në moshë punë në Kosovë punojnë” dhe sipas këtij indikatori jemi më se keqi në rajon.

Ndërsa sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në fund të vitit 2023 kemi pasë 440 448 gra dhe 237 123 burra jashtë tregut të punës të grup moshës 15 deri 64 vjet.

Të vetmit që po keqintrepretoni e po manipuloni me shifra jeni Ju, askush tjetër, se shifrat po ju sfidojnë me shumë se mediet e opozita. Ju jeni peng i mashtrimeve e premtimeve të juja.

Hoti: Sfidat e Qeverisë janë shifrat, po tregojnë dështimin e tyre katërvjeçar