Lajme

Grabitje në një pompë të derivateve në Drenas

10/20/2024 08:49
nga:G C

Një grabitje ka ndodhur të shtunën rreth orës 01:19 në Korroticë të Epërme të Drenasit.

Policia njofton se një person i dyshuar i maskuar nën kërcënimin e një mjeti të fortë ka kryer grabitje në një pompë të derivateve.

“Është raportuar se një i dyshuar i maskuar, nën kërcënimin e një mjeti të fortë në një pompë të derivateve i ka grabitur viktimës m/k para dhe është larguar në drejtim të panjohur”, ka njoftuar policia.