Lajme

Bajqinovci: Isa Mustafa e pranoi se gjendja në Veri është më e mirë ndërsa Lumiri dhe opozita refuzojnë!

10/19/2024 20:30
nga:Y I

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se sot edhe ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka pranuar se gjendja në veri është më e mirë, referuar intervistës së këtij të fundit.

Bajqinovci thotë se ndërkohë kryetari aktual i LDK-së por edhe opozita vazhdon të refuzojë t’a pranojë këtë realitet.

Ai thotë se Kosova tashmë është më e fortë dhe më e sigurtë se kurrë më parë.

“Kryetari aktual i LDK-së por edhe opozita vazhdon të refuzojë të pranojë këtë realitet të ri, duke u përpjekur të mohojë arritjet e qeverisë në rikthimin e rendit dhe sigurisë. Rezultatet janë të qarta: Kosova është më e fortë dhe më e sigurt se kurrë më parë” shkruan Bajqinovci raporton “Gazeta Blic”

Postimi i plotë: