Lajme

Studimi: Injektimi i pluhurit të diamantit mund ‘të zbus’ ngrohjen globale

10/19/2024 19:53
nga:Y I

Një studim i ri sugjeron se injektimi i pesë milionë ton pluhur diamanti çdo vit në stratosferë mund të ulë temperaturën e Tokës me deri në 1.6 gradë Celsius, duke ofruar një zgjidhje të mundshme për ngrohjen globale.

Kjo ide është frymëzuar nga ngjarjet e kaluara ku tymi dhe grimcat e shpërthimeve vullkanike kanë ftohur klimën duke mbuluar atmosferën.

Studiuesit besojnë se pluhuri i diamantit mund të reflektojë dritën e diellit dhe të zvogëlojë nxehtësinë.

Kjo metodë është pjesë e një serie zgjidhjesh gjeoinxhinierike që përfshijnë teknikën e njohur si “injeksion aerosol stratosferik”, e cila përdor spërkatjen e aerosoleve në stratosferë për të krijuar një efekt ftohës.

Historikisht, shpërthimet vullkanike si ai i malit Pinatubo në vitin 1991 kanë treguar se lëshimi i dioksidit të squfurit në atmosferë ka rezultuar në dimra globale, duke ulur temperaturën e Tokës.

Megjithatë, injeksionet artificiale të squfurit kanë rrezikun e krijimit të shiut të acidit sulfurik dhe dëmtojnë shtresën e ozonit.

Për të shmangur këto pasoja negative, shkencëtarët nga ETH Cyrih, nën drejtimin e Sandro Vattionit, kanë shqyrtuar përbërës alternativë, si kalciti, diamanti dhe alumini.

Ata përdorën një model klimatik 3D për të analizuar efektet e këtyre substancave, duke simuluar lëvizjen e tyre atmosferike dhe përgjigjet termike për një periudhë 45-vjeçare.

Kjo hulumtim sjell shpresë për një qasje më të sigurt ndaj gjeoinxhinierisë, duke ofruar mundësi të reja për të përballuar sfidat e ngrohjes globale.

/Euronews Albania/