Lajme

LDK: Nga janari, bizneseve u trefishohet tatimi në pronë!

10/19/2024 17:55
nga:Y I

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi për media ka thënë se nga janari 2025 do të dyfishohet dhe trefishohet tatimi në pronë.

LDK thotë se është e shqetësuar me ndryshimet që janë bërë në Ligjin për Tatimin në Pronë të miratuara nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas LDK-së, ndryshimet në ligj parashikojnë tatimin edhe për tokat bujqësore të kultivuara, duke rënduar më tej barrën mbi qytetarët, bizneset dhe fermerët.

“Ky ndryshim përbën një pengesë për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e sektorit privat në vendin tonë” thuhet në reagimin e LDK-së raporton “Gazeta Blic”

Reagimi i plotë: