Lajme

‘Lirohuni sepse Kosova është e lirë’- Berisha thirrje deputeteve të VV-së që janë zënë ‘peng’ nga Dejona dhe Albini!

10/19/2024 16:56
nga:Sh R

Deputeti nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, në një interistë për GazetaBlic, thotë se ushtria e Kosovës është një institucion i rëndësishëm, që LVV-ja po e dëmton duke bërë korrupsion.

“Na e kemi një institucion shumë të rëndësishëm që është ushtria e Kosovës, nëse dikush don me dëmtu tu bo korrupsion tu vjedh ajo është një por nëse don me prish një parti politike qëllimshëm funksionalitetin e ushtrisë së Kosovës që është siguria e fëmijëve tonë”, tha ai.

Deputetët nga Lëvizja Vetvendosje, deklarojnë se në zgjedhjet e 9 shkurtit do të arrijnë një rezultat më të mirë se në zgjedhjet e kaluara, por kjo sipas Berishës është një pjesë propagandistike e tyre, ku shton se kjo gjë nuk do të ndodh.

Kjo është pjesë propagandistike e Vetëvendosje që kanë me i marrë 80%, ose 90%, ose 170%, nuk mendoj që do të ndodh kështu. Unë këtë popull shpeshherë e kam parë të çoroditur, e kam pa nganjëherë edhe të organizum dhe me një vetëdije të lartë për vendin. Në gjendjen në të cilën e kanë pru vendin këta, unë e kom një besim që ka me u dhez një senzor dhe ky popull nuk ka me tejkalu këtë situatë kështu, nuk jemi tu fol veç politikisht, nuk jemi tu fol veç për inati por këto janë gjana që po ndodhin për çdo ditë”, shtoi ai.

Tutje ai i’u bënë thirrje deputetëve të LVV-së që të lirohen pasi që sipas tij janë zënë peng dhe nuk kanë mendim të lirë nga Dejona dhe Albini.

Unë i thërras edhe ata deputet aty që janë të zënë peng, që nuk kanë mendim të lirë, me u shliru bre bac se Kosova është e lirë, nuk mundet me i mbajt peng asnjë Dejonë asnjë Albin, as ni rrenc tjetër se nuk shkon kështu”, përfundoi Berisha për GazetaBlic.