Sporti

Përfundojnë pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës

10/19/2024 13:56
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës.

Prishtina është në avantazh ndaj Malishevës, me rezultatin 1 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.

Drilon Hazrollaj shënoi për epërsinë e skuadrës së Bekim Isufit, kurse shifrat i barazoi Sunday Akinbule, i cili shënoi me fanellën e skuadrës nga kryeqyteti.

Megjithatë, Gallapeni shënoi për epërsinë e Prishtinës, në fund të pjesës së parë.

Në ndeshjen tjetër mes Feronikelit dhe Dritës, rezultati pas 45 minutave është 0 me 0.

/GazetaBlic Sport/