Lajme

Bajqinovci: Opozita në gjendje të rëndë, shkak humbja që do ta pësojnë në zgjedhjet e ardhshme

10/19/2024 12:04
nga:Sh R

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka pyetur se “cila do të jetë gënjeshtra e radhës nga opozita” për Qeverinë Kurti.

Bajqinovci në një shkrim në rrjetin social Facebook ka pretenduar se opozita po përhap dezinformata e kauza të rreme për Qeverinë.

“I kuptoj se janë në gjendje të rëndë për shkak të humbjes që do e pësojnë në zgjedhjet e ardhshme.” – ka thënë ai.